Anijet e fundosura: EKSPONATE PËR TË CILËT ASKUSH NUK KUJDESET

Zbulime-të-reja-të-anijeve-antike-në-gjirin-e-DurrësitNë nëndetin e Ulqinit gjenden rreth dhjetë anije të fundosura. Shumica prej tyre janë të groposura thellë, ndërsa pak më shumë dihet për anijet të cilët janë fundosur gjatë luftës së Parë dhe të Dytë botërore.

Në librin “Nëndeti i Malit të Zi”(Podmorje Crne Gore) Dragan Gaçeviq në mënyrë të shkëlqyer i shpjegojë katër anije të fundosura, e të cilat janë “lokalitete nënujore historike, të cilët nuk janë vetëm simbol i një kohe, por edhe eksponate të një muzeu të madh nënujor”.

Për këtë thesar gati nuk përmendet dhe as nuk ka shenj në muzeun e Ulqinit. Antikitetet nënujore askush asnjëherë nuk i ka ruajtur, kështu që janë lehtësisht të qasshme për zhytësit e shkathtë se të pajisur mirë. Prandaj është bërë rregull që amforat dhe qeramika tjetër nga anijet e fundosura mund të shihen tek koleksionistët privat, ose në varësi të vjetërsisë dhe shenjës së prejardhjes, copëzat e historisë nga kjo zonë janë shitur me çmime simbolike.

Meqenëse turizmi i zhytjes nën det, sidomos zhytja në mbetjet e anijeve të fundosura (wreckdiving), është segment gjithnjë e më i vlerësuar i ofertës turistike dhe mbasi që Qendra për përgatitjen e zhytësave nga Bijela ka autorizuar dy inspektor nga Klubi i zhytjes “Dolcinium” të kryejnë kontrollin nënujor, duhet shpresuar se do të fillojë qasje tërësisht e ndryshme ndaj thesarit të fundosur nënujor në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Kalaja e Ulqinit në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Kalaja e Ulqinit është e njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historianit, gjeografit dhe bibliotekarit