Anketa e Dan-it: Regjistrimi i nxënësve në shkollat e Ulqinit të përcaktohet në bazë të vendbanimit

– Problemi i regjistrimit të pabarabartë të nxënësve në shkollat e qytetit në Ulqin duhet të zgjidhet me respektimin e parimit sipas të cilit përkatësia ndaj institucionit arsimor caktohet në bazë të vendbanimit – vlerësojnë 62% e pjesëmarrësve në anketën e realizuar nga “Dan-i”.

Në sistemin arsimor të komunës së Ulqinit ekzistojnë katër shkolla fillore me paralele zonale, prej të cilave dy janë më të mëdha: më e vjetra në komunë, Shkolla Fillore “Boshko Strugar” dhe mjaft më e reja, Shkolla Fillore “Marshall Tito”, kurse në mes tyre, tash shumë vite, ekziston diferenca e madhe për nga numri i nxënësve.

Të dy shkollat janë në pjesën urbane, me nga disa paralele zonale. Të dyja janë të qasshme sa i përket infrastrukturës rrugore, përveç se Shkolla Fillore “Marshall Tito” ndodhet në qendrën administrative të qytetit, ndërsa Shkolla Fillore “Boshko Strugar” është pak më larg dhe gjendet në afërsi të Kalasë së Ulqinit.

Këtë vit shkollor, Shkollën Fillore “Marshall Tito” e ndjekin 1 300 nxënës, ndërsa në institucionin më të vjetër arsimor vetëm 360 nxënës, respektivisht tre herë më pak.

– Problemi i regjistrimit të pabarabartë të nxënësve në shkollat e qytetit në Ulqin duhet të zgjidhet me respektimin e parimit sipas të cilit përkatësia ndaj institucionit arsimor caktohet në bazë të vendbanimit – vlerësojnë 62% e pjesëmarrësve në anketën e realizuar nga “Dan-i”. Përkundër kësaj gjendje, shumica e tyre, madje 85,7 për qind, për fëmijën e tyre do të zgjidhnin pikërisht Shkollën Fillore “Marshall Tito”, e jo Shkollën Fillore “Boshko Strugar”.

Në gjashtë vitet e fundit, nga viti shkollor 2016/2017, Shkolla Fillore “Boshko Strugar” regjistron rënie konstante të numrit të nxënësve. Nga ky vit, kur kishte 532 nxënës, sot ky numër është më i vogël për 164 nxënës.

Nga ana tjetër, Shkolla Fillore “Marshall Tito” gjatë gjashtë viteve të fundit regjistron rritjen e numrit të nxënësve, dhe nga 1 168 nxënës që kishte në vitin 2016, për gjashtë vjet fitoi edhe 131 të tjerë.

Duke u përgjigjur pyetjes se çfarë është e rëndësishme gjatë regjistrimit të fëmijës në institucionin arsimor, pjesëmarrësit e anketës kishin mundësi të zgjedhin disa opsione, prandaj “kuadrin arsimor” e zgjodhën 76 për qind e qytetarëve dhe qytetareve, në vend të dytë ishte “suksesi i shkollës në punën me fëmijë” të cilin e zgjodhi çdo i treti i anketuar, kurse për 40 për qind është e rëndësishme edhe afërsia e shkollës. Transporti i organizuar i nxënësve, po ashtu ndikon në përzgjedhjen e shkollës te 15 për qind e lexuesve tanë që plotësuan këtë anketë.

Kjo temë më shumë i interesoi femrave (80 për qind), si dhe qytetarët dhe qytetaret e moshës ndërmjet 18 dhe 24, respektivisht 45 dhe 54.

Qytetarët dhe qytetarët që morën pjesë në anketë i falënderojmë për angazhimin në zgjidhjen e këtij problemi dhe thërrasim institucionet kompetente të vetëqeverisjes lokale, e mbi të gjitha Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, që t’i kushtojnë më tepër vëmendje kësaj çështje të rëndësishme për ulqinakët.

Përhapja e diturisë filloi në vitin 1882

Fillimet e institucionit më të vjetër arsimor në qytet datojnë nga festa e Shën Dhimitrit (Mitrovdan) në vitin 1882, kur fillon përhapja e diturisë në Ulqin, në një shtëpi private ku mësuesi Mitar Ivelliq mbajti mësimin për shtatëmbëdhjetë nxënës, të gjithë mbi moshën 15-vjeçare. Në vitin shkollor 1968/69, nga njëra shkollë formohen dy: “Boshko Strugar”, e cila mbajti emrin dhe “Shkolla e Dytë Fillore”. Me vendimin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe të organeve të vetëqeverisjes së shkollës “Boshko Strugar”, është bërë ndarja e nxënësve. “Shkollës së Dytë Fillore” i takoi një pjesë e inventarit të shkollës “Boshko Strugar” dhe ndërtesa e vjetër shkollore. Në mbledhjen e Këshillit të Shkollës, më datë 26.04.1972, u mori vendimi që “Shkolla e Dytë Fillore” të riemërohet në Shkollën Fillore “Marshall Tito”. Atëherë shkolla numëronte 1 029 nxënës të ndarë në 38 paralele (32 në shkollën amë dhe gjashtë në paralelet zonale). Prej momentit që Kuvendi i Komunës së Ulqinit ndau nxënësit në dy shkolla, sikur asnjëherë nuk u ndërpre transferimi kah shkolla e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË
Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË

“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE
Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE

Zinxhir i njohur i dyqaneve ushqimore “Lidl” është i interesuar për hapjen e një objekti në Ulqin, mëson Portali Ul-info. Me këtë rast, drejtuesit e asaj kompanie kanë biseduar me kryetarin e Komunës së

Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë
Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë

Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti. Objekti ka një sipërfaqe mbi

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 8 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: në periudhën prej ores 8 deri në 14,00 – një pjesë

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu