Anketa e Portalit Ul-info: Mjaft lajme të rreme, më së shumti në rrjetet sociale

Ndodh që njerëzit të besojnë disa informacione nga media, por më vonë del se ato janë të rreme. Ne i pyetëm pjesëmarrësit në sondazhin tonë se sa shpesh ju ndodh kjo.

Numri më i madh i të anketuarve (39 për qind) janë përgjigjur se e hasin shumë shpesh këtë fenomen, ndërsa pothuajse çdo i treti (31 për qind) është shprehur se kështu ndodh herë pas here.

28 përqind e atyre që morën pjesë në sondazhin tonë rrallë hasin lajme të rreme dhe vetëm dy përqind kurrë.

Shumica dërrmuese e të anketuarve (63 përqind) thanë se ndeshen me lajme mashtruese ose të rreme në rrjetet sociale, 25 përqind në mediat online, 8 përqind në televizion dhe pjesa tjetër në radio, në shtyp ose media të tjera.

 

Kjo intervistë është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi