Një anketë e kryer nga Portali Ul-info tregon se qytetarët kanë besim mjaft të madh në media.
Numri më i madh i të anketuarve (61 për qind) deklaruan se në përgjithësi i besojnë informacionit të publikuar në media.
19 për qind thanë se nuk i besonin fare informacionit të medias, 13 për qind kryesisht nuk i besonin, ndërsa 11 për qind kanë besim të plotë.
Kjo infografikë është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.