Anketa e Portalit Ul-info: TË RINJTË MBI TRI ORË NË DITË NË RRJETET SOCIALE

Të gjitha hulumtimet tregojnë se rrjetet sociale janë kanali më dominues i informacionit në Mal të Zi, veçanërisht tek të rinjtë.

Një gjë e tillë është e logjikshme duke pasur parasysh faktin se nxënësitë dhe studentët e sotëm lindin me rrjetet sociale dhe rriten me to.

Anketa jonë ka treguar se 68.8 për qind e qytetarëve i përdorin shpesh rrjetet sociale, 19.2 për qind herë pas here dhe 11.9 për qind kurrë.

Përqindja e të rinjve që janë në rrjetet sociale është edhe më e theksuar. Siç tregon hulumtimi ynë, kjo është më shumë se tre orë në ditë.

Edukimi bazë i nxënësve dikur kalonte përmes “fjalës së gjallë” dhe përmes teksteve shkollore, pra disa librave që i shërbenin edukimit të tyre. Modernizimi i teknologjisë dhe përdorimi i internetit ka mundësuar disa gjëra shumë të rëndësishme në çdo formë edukimi – nga kontrolli i shpejtë i fakteve deri te mundësia e vizualizimit aktiv në procesin e mësimdhënies.

Të gjitha cilësitë e rrjeteve sociale si arsye potenciale për përdorimin e tyre mund të futen në pesë kategori bazë. Këto janë ndërtimi i lidhjeve, shkëmbimi i njohurive, edukimi përmes rrjeteve, mundësia e kërkimit dhe qëndrimi në kontakt me të tjerët. Kur shikohen në këtë mënyrë, ato janë ideale për çdo formë edukimi dhe arsimi – ato kënaqin aspekte të socializimit dhe edukimit eksplorues dhe njohës. Fakti është se ato nuk përdoren aq shpesh për qëllimet e sipërpërmendura dhe janë deklaruar apriori si problem potencial në sistemin shkollor.

Mirëpo, sot është më i theksuar negativiteti i rrjeteve sociale dhe medias, ndaj edhe arsimimi mediatik është më i nevojshëm se kurrë, pra duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo procesi dhe programi mësimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi