Qytetarët e Malit të Zi vlerësojnë se korrupsioni më së shumti është i pranishëm në shërbimet e shëndetësisë, policisë dhe inspekcionit, këto janë rezultatet e sondazhit “Njohja e punës së Drejtorisë për iniciativë antikorruptive dhe qëndrimet e opinionit ndaj korrupsionit”, të cilin për nevojat e institucionit e punoi agjencia “Damar”.
Në anketë morën pjesë mbi një mijë të anketuar, ndër të cilët ishin edhe qytetarët e Ulqinit.