Edukimi mediatik nënkupton ndjekjen e kujdesshme dhe të vëmendshme të mediave, që të dimë si të krijojmë dhe të pranojmë përmbajtje mediatike në mënyrë objektive, kritike dhe analitike. Të jemi të informuar, por të mendojmë me kokën tonë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kuptojmë mesazhet mediatike ashtu siç duhet dhe të formojmë mendime dhe qëndrime të pavarura, duke parë të gjithë këndvështrimet e një dukurie apo ngjarjeje.
A veprojmë vërtet kështu?