Deputeti dhe këshilltari i PDS-së Luigj Shkrela nuk ka vërtetuar por as demantuar informatën e radios nga Podgorica “Antena M” që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ulqin do të mbahen në nëntor, kur pushtetin do ta zgjedhin qytetarët e Mojkovacit, Cetines dhe Petnices.
Shkrela tha që pushteti lokal nuk funksionon dhe që ditët e ardhshme do të dihet si do të zgjidhet ky problem.”Ajo që është fakt, atë çfarë mundem të vërtetoj është që pushteti lokal në Ulqin nuk funksionon ashtu si presin qytetarët. Ne të gjithë së bashku duhet të zgjidhim krizën në Parlamentin lokal”, tha ai.
Shkrela thekson që së pari duhet ti shkurtohet mandati Kuvendit lokal në mënyrë që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mirëpo, nuk ka mundur të precizoi a do të ndërmarrin iniciativën për shkurtimin e mandatit, por thekson: “Jemi të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme, por edhe për ndonjë lloj të rikomponimit të pushtetit dhe jemi të gatshëm të ulemi me pjesëmarrësit në pushtet, si opozitë, dhe të shohim çfarë është ajo që të gjithë në interes të qytetarëve duhet të bëjmë. A janë ato zgjedhjet e jashtëzakonshme apo diçka tjetër, në ditët e ardhshme kjo duhet të zgjidhet”.
Antena M thotë që mospajtimet brenda koalicionit në pushtet kanë dal në pah në fillim të korrikut kur është ndërprerë seanca e fundit e Kuvendit, e në të cilën është dashur të diskutohet mbi punën e kryetarit të komunës. “Rikujtojmë që pushtetin në Ulqin e bëjnë Forca, PSD, Perspektiva dhe Partia demokratike, ndërsa që zgjedhjet e reja do ta zgjedhin krizën janë dakord përfaqësuesit e të gjitha partive, nga pozita dhe opozita”, thuhet në fund të informatës të këtij radio të Podgoricës.