Me analizën e transparencës së ndërmarrjeve publike, agjencive dhe personave të tjerë juridik të cilët punojnë në territorin e Komunës së Ulqinit, ndërsa financohen nga mjetet publike, konkluduam se bëhet fjalë për shpenzim jo transparentë të mjeteve publike, thuhet në raportin të cilin e përgatiti Agjencia për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni (RRA – UBA).
Siç theksohet, me analizë janë përfshirë nëntë persona juridik të cilët janë themeluar nga ana e vetëqeverisjes lokale dhe të cilët shfrytëzojnë mjetet nga buxheti i Komunës.
Kërkesave të ARZH – UBA të dërguara në pajtim me Ligjin prë Qasje të Lirë në Informata iu përgjigjen vetëm nga Ndërmarrja Publike Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave dhe nga Organizata Turistike.
Analiza, e cila të enjten u prezantua në Sallën e Vogël të Komunës së Ulqinit, u hartua në kuadër të projektit „Shoqëria civile në Ulqin përcjell shpenzimet publike“, të cilën e financuan BE-ja dhe Ministria e Administratës Publike.