APD “Zid”: ULQINI – QYTET MIK I FËMIJËVE

Asociacioni për prosperitet demokratik – Zid ka lajmëruar që të mërkurën, me 28 gusht 2013 në Ulqin, në hapësirën para SH.F. “Marshall Tito”, me fillim në ora 17, do të mbaj takimin publik me fëmijë dhe prindër.

“Me këtë rast do të ju prezantojmë çka APD – Zid punon në këtë qytet, do ti njoftojmë me detajet lidhur me aksionin e madh të ndërtimit të fushës për fëmijë në oborrin e shkollës, e cila do të mbahet me 7 shtator, ndërsa për fëmijë do të mbahet dhe program zbavitës. Po ashtu, kjo do të jetë mundësia që ti thërrasim të gjithë qytetarët e Ulqinit që të na bashkëngjiten në aksionin e përmendur, që së bashku të bëjmë një jap kah qëllimi i përbashkët – që Ulqini të njihet si qytet mik i fëmijëve”, thuhet në deklaratën e kësaj OJQ.

Takimi publik organizohet në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë, e me emrin: “Zhvillimi i strategjive lokale për shërbime sociale për regjionin ndërkufitar të Shkodrës dhe Ulqinit”, të përkrahu nga ana e Bashkimit evropian të cilën e përfaqëson Delegacioni i BE-së në Mal të Zi, e përmes IPA programit ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi. Projekti realizohet në bashkëpunim me organizatën Children Today nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi