APD “ZID”: ULQININ DJE E PASTRUAN 140 VULLNETARË

10153287_747917035252337_4341070845563187876_nRreth 140 njerëz kanë pastruar dje bregdetin e Ulqini prej Valdanosit deri në grykë të Bunës, kanë njoftuar organizatorët e aksionit “Let’s do it Montenegro”.

Ato, siç tha për Portalin Ul-info koordinatorja e aksionit Nina Llonçareviq, gjatë katër orëve të kohëzgjatjes së aksionit kanë mbledhur afër 200 qese mbeturina.

Sipas fjalëve të saja, shumica e vullnetarëve ishin nga Podgorica, 35 persona i kanë angazhuar të Mirat detare, ndërsa kontribut të veçantë kanë dhënë dhe organizatat lokale: Mogul, OJQ Art D’olcionium, plazhi Mojito, OJQ “Buna” dhe OJQ “Ekovita”, si dhe të punësuarit në kompaninë “Real Estate” dhe zhytësit nga klubi  D’olcinium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…