“Mbas shqyrtimit të Vendimit me nr. 05-5334/1-12, nga dita 06.08.2013 të lëshuar nga ana e Komunës së Ulqinit, kemi vërtetuar që objekti i ri i cili po ndërtohet në Ranë, dhe i cili është në pronësi të Vlladimir Ivanoviqit, tejkalon kufirin e kateve e cila është lejuar, e kjo është bodrum, kati përdhes dhe tre kate (Po+PV+3)”, thuhet në letrën të cilën arkitekti nga Njujorku Naser Çobaj ja ka dërguar institucioneve në Mal të Zi si dhe në komunë të Ulqinit.
Kjo do të thotë, tha ai, që dy kate në këtë objekt janë ndërtuar pa leje.
Çobaj, i cili është një nga liderët e komunitetit të mërgimtarëve nga Ulqini në SHBA, kërkojë nga Kuvendi dhe Qeveria e Malit të Zi, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Drejtoria për punë inspektuese, komuna e Ulqinit, delegacioni i BE-së, MANS-i dhe Mogul-i që urgjentisht të zgjidhin këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha masat ligjore që menjëherë të ndalet ndërtimi i mëtejshëm.