Duke vlerësuar që dija mbi din-in dhe dynjanë bëhet më e madhe dhe më me vlerë nëse përcillet dhe ruhet në mënyrë të vazhdueshme, Meshihati i Bashkësisë islame në Mal të Zi ka vendosur ti kontribuoj procesit të ruajtjes së pasurisë shkencore dhe trashëgimisë së shkruar, që me ruajtjen e dijes nga harresa, gjeneratat e ardhshme të mësohen për marrëdhënien e drejtë ndaj saj.
Në lidhje me këtë, Meshihati ka nisur aksionin e mbledhjes së librave për Bibliotekën qendrore të Bashkësisë islame në Mal të Zi. Në mënyrë që në këtë aksion të dobishëm të kyçim sa më shumë bamirësa, do të nisim fushatën me emrin “Dhuroni librin”, në të cilën xhemati gjatë kësaj jave, sidomos xhumanë e ardhshme, por edhe mbas kësaj në xhamitë, xhematët dhe këshillat e vet do të mund të dhurojnë disa nga librat e veta dhe me këtë të bëjnë dy të mira me një veprim: të japësh në vakëf dhe të lësh mbas vetit dije të dobishme. Të dy këto të mira janë sadaka e vazhdueshme, për të cilat vepra e mirë numërohet edhe mbas vdekjes së vakifit.
Thirrja për aksion është lexuar dje në të gjitha xhamitë e Malit të Zi.