Apel i ekologëve: TË NDALOJMË EKSPLOATIMIN E RËRËS NGA GRYKA E BUNËS

Profesori i Universitetit të Podgoricës Janko Jankoviq thotë që praktikisht është mbyllur dega e djathtë e lumit Buna, që bënë real skenarin që Ada do të bëhet gadishull. “Kësaj i ka kontribuar eksploatimi i rërës në grykë. Shumë kompani, nuk e morën rërën në vendin ku ndahen degët, por në grykëderdhje, çka është më e thjeshtë”, thekson Jankoviq, i cili ka lindur në Ulqin.

I ngjashëm është mendimi dhe i ekologut më të njohur nga Ulqini, udhëheqësit të organizatës “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxha. Ai tha që me eksploatimin e pakontrolluar të rërës në tërësi anashkalohet procedura e caktuar mbi ndikimin në mjedis, si dhe respektimi i direktivave evropiane për ujëra, të habitatëve dhe zogjve, derisa njëkohësisht opinioni publik përjashtohet krejtësisht nga çdo lloj ndikimi në vendime të tilla. “Është i drejtë të supozohet që pasojat e ndjeshme do ti pësojnë qytetarët”, thekson ai.

Në studimin Parku regjional i deltës së Bunës, të cilin e punuan ekspertët gjerman,konstatohet që delta e lumit Buna është këneta më e rëndësishme natyrore në Mesdhe e cila karakterizohet nga kompleksi i shumëllojshëm i peizazheve unike dhe të kërcënuara natyrore, habitate dhe specie. “Nëse nuk mbrohet kjo hapësirë seriozisht do të kërcënohet statusi kushtetues i Malit të Zi dhe reputacioni i tij ndërkombëtarë si vend turistik dhe ekologjik”, thuhet në këtë dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës.

Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL
Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin
Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos

Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA
Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA

Mot me diell pritet në jug të Adriatikut në ditët në vijim deri të dielën, njoftojnë meteorologët. Të hënën temperatura e mëngjesit do të jetë

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie