Apel: KËMBËSORËT NË PINJESH DO TË MUND ECIN VETËM NËPËR RRUGË

 

Rruga e KosovësNjë grup i qytetarëve që jeton në Pinjesh u drejtua redaksisë tonë dhe njoftoi se “këmbësorët në rrugën e Kosovës në të ardhmen do të mund të ecin vetëm nëpër rrugë, sepse hapësira e paraparë për trotuar po zaptohet”.

“Në këtë mënyrë mbyllet hapësira e paraparë për trotuar me planin detaj urbanistik. Jemi në dijeni që për këtë trotuar është bërë edhe projekti”, thanë ato.

Apeluan tek organet komunale që nëse tani nuk mund ta zbatojnë, atëherë le të ndalojnë zënien e sipërfaqeve të parapara për trotuare, duke thënë se “për këtë arsye mund të kemi fatkeqësi në rrugë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi