Apel nga Elektrodistribucioni: SHPENZONI RACIONALISHT RRYMËN ELEKTRIKE

“Për arsye të rritjes së shumëfishtë të shpenzimit në komunën e Ulqinit, ngarkesa maksimale është afruar fuqisë së instaluar në trafo-stacionet Qytet, Plazhi madh 1 dhe 2”, thuhet në kumtesën e Elektrodistribucionit.

Siç theksohet, në mënyrë që për arsye të mbingarkesës mos të vij deri tek gjendja pa tension dhe që të sigurohet furnizimi i rregullt, apelohet tek konsumatorët që racionalisht të shpenzohet energjia elektrike, sidomos në periudhën nga ora 19:30 deri në 21:30.

Deri te ndërprerja e pjesërishme në furnizim me energji në qytet erdhi të mërkurën rreth orës 20, si dhe gjatë të enjtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…