Nga Ndërmarrja publike “Për kultivimin dhe ruajtjen e egërsirave”, e cila menaxhon terrenet e gjuetisë në territorin e komunës së Ulqinit, kanë apeluar tek gjuetarët të cilët akoma nuk kanë nxjerrë lejet e gjuetisë për sezonin 2016/17 që ta bëjnë këtë gjë sa më parë.
“Në këtë mënyrë jo vetëm që ndihmoni punën më të mirë të kësaj ndërmarrjeje dhe mirëmbajtjen e terreneve të gjuetisë, por do të mbroni edhe veten. Që tani në terren janë kontrollet e përditshme, ndërsa dënimet janë mjaft të larta”, tha kryetari i Këshillit drejtues të kësaj ndërmarrje Tihomir Rakoçeviq.
Ai njëkohësisht shtoi se do të jenë dënime të larta për ato gjuetarë që gjuajnë me dritë ose në përgjim.