Lojtarët e Klubit të Futbollit “Otrant Olimpik” njoftuan se me muaj nuk kanë marrë paga.
“Shpresuam se do të ketë diçka nga Mbrëmja e donatorëve. Por, prej aty as edhe një cent. Tani lexojmë dhe gëzohemi që të punësuarit në Komunë kanë marrë nga katër rroga. Mirë do të ishte që edhe për ne dikush të mendoj. Edhe ne kemi familje. Të paktën një pagë të na paguajnë deri për Vit të Ri”, thonë ato.
Kërkojnë që administrata lokale më fuqishëm të kyçet në zgjidhjen e problemeve të cilat i ka ky klub prej Ulqinit, si dhe, nëse janë të aftë të jenë në lartësinë e detyrës, të japin dorëheqje edhe anëtarët e Udhëheqjes.