Apeli i punëtorëve turistik: JEMI BËRË ÇERDHE E LYPËSARISË, DIÇKA DUHET TË NDRYSHOJË SHPEJT

Punëtorët turistik të Ulqinit kanë vlerësuar se problemi i lypësarisë po bëhet gjithnjë e më i theksuar, veçanërisht në qendrën e qytetit dhe në Ranë.

“Jemi bërë çerdhe e lypësarisë dhe kjo gjë krijon një imazh të keq për Ulqinin. Mendojmë se në prag të sezonit turistik, diçka duhet të ndryshojë shpejt”, u njoftua nga shoqata e punëtorëve turistik.

Siç theksuan, përfaqësuesit e tyre do të bisedojnë të martën me kryetarin e Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…