Apeli i sindikatës së Komunës: KËSHILLTARË, VOTONI VENDIMET NË REND TË DITËS

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitOrganizata sindikale e organit të vetëqeverisjes lokale ftoi këshilltarët në Kuvendin komunal të Ulqinit që të shtunën të votojnë pikat të cilat janë në rend të ditës.

Bëhet fjalë për rebalancin e buxhetit për këtë vit, vendimin për hipotekë dhe kredi me lartësi prej 4,25 milion euro, për çka ka dhënë pëlqimin Qeveria e Malit të Zi.

“Nëse kjo nuk do të ndodh, do të vijmë në situatë që nuk do të marrim pagat as në gjashtë muajt e ardhshëm”, thuhet në shkresën dorëzuar të gjithë partive në Parlamentin lokal dhe medieve.

Thuhet që, nëse vendimet e përmendura nuk votohen për arsye politike, ato do të kërkojnë shqyrtimin e rolit politik të KK Ulqin dhe marrjen e masave nga ana e Qeverisë së Malit të Zi në pajtim me Ligjin për vetëqeverisjen lokale. “Po ashtu, nëse ekziston përgjegjësia penale do ta kërkojmë nga funksionarët politik, lidhur me shkeljen e të drejtës nga marrëdhënia e punës”, shtohet në shkresën e Organizatës sindikale të Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…