Institucionet publike, ndërmarrjet dhe shoqëritë ekonomike në pronësi të shtetit të cilët kanë hapur shpalljet me kohëzgjatje njëditore për vendin e punës, kanë rrezikuar në këtë mënyrë interesin publik, njoftohet nga Agjencia për parandalimin e korrupsionit (APK).
Siç thuhet, afati për lajmërimin në shpallje me kohëzgjatje një ditore prish parimin e transparencës, integritetit të institucionit dhe parimin e konkurrencës dhe mund të shkaktojë diskriminim të kandidatëve potencial përmes kufizimit të qasjes në tregun e punës, si dhe shtohet që në këtë mënyrë mund të aktivohen rreziqet e korrupsionit.
Përndryshe, shpalljen në një ditë, diku nga mesi i këtij muaji e hapi NP „Veprimtaritë komunale“. Në thirrje është theksuar se konkursi për pesë vende të punës është shpallur në konsultim me Komunën e Ulqinit.








