„Ju lajmërojmë që Drejtoria e policisë gjatë vitit 2012 nuk ka dorëzuar asnjë padi për kundërvajtje për arsye të mosmbajtjes së shiritit të dukshëm me shkrimin – redar“, është lajmëruar nga ky institucion në kërkesë të Aleancës qytetare (GA).
Ky hap është ndërmarr sepse policia e Ulqinit nga mesi i qershorit, mbas performancës të cilin e organizoj MOGUL-i para portës së vendosur në mënyrë të paligjshme në hyrje të Adës, ka dorëzuar padi për kundërvajtje ndaj udhëheqësit të kësaj OJQ Xhemal Peroviq dhe shefit të shërbimit të kujdestarëve Allmir Çausheviq.
„Ky veprim çon në konkluzion që policia e Ulqinit dëshiron të hesht çdo lloj proteste dhe papajtueshmërie, për çfarë zgjedh dhe mjete absurde“, tha funksionari i AQ Milan Radoviq.