AQ: PËRFAQËSIMI SHQETËSUES NË ORGANET EKZEKUTIVE

Aleanca QytetareHulumtimet e zhvilluara nga Aleanca Qytetare, kanë treguar rezultate alarmante lidhur me përfaqësimin e pakicave në pozita udhëheqëse në pushtetin ekzekutiv.

Ndër 110 postet drejtuese në Qeverinë e Malit të Zi (Kryetari, Nënkryetari, ministrat, drejtorët e drejtorive, shefa kabineti dhe këshilltarë të Kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij, asistentë dhe këshilltarë) në asnjërën prej tyre nuk ka pjesëtarë të komuniteteve rome, ndërsa vetëm një anëtar është shqiptar etnik. Hulumtimi gjithashtu tregoi se nga numri i totalit, një e treta janë femra, dhe ato kryesisht mbulojnë funksione më të ulëta.

Aleanca Qytetare dënon fuqishëm këtë nën-përfaqësim dhe kërkon nga Presidenti dhe Qeveria që të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për të siguruar që pjesëtarët e pakicave të jenë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në pozita të larta në pushtetin ekzekutivit, gjë e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ndonëse Kushtetuta në nenin 8, kurse Ligji për të Drejtat e Minoriteteve dhe Lirive në nenin 39 qartazi definojnë se ndalohet çdo lloj diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në çfaredo baze, derisa në nenin 79 të Kushtetutës, paragrafi 10, dhe në nenin 25 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, thuhet se anëtarëve të minoriteteve u garantohen të drejtat dhe liritë “në përfaqësim proporcional në shërbimet publike, shtetërore dhe në pushtetin lokal”, këto dispozita në realitet nuk zbatohen në mënyrë adekuate e as pjesëtarët e pakicave nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale.

Duke pasur parasysh se, sipas shifrave zyrtare të regjistrimit të fundit, në Mal të Zi ka më shumë se gjashtë mijë romë (rreth një përqind) është e pakuptueshme që nuk janë të përfaqësuar fare në asnjë nga funksionet udhëheqëse. Edhe më e habitshme është se nga më shumë se 31.000 anëtarëve të popullsisë shqiptare në Mal të Zi, në pozitë të lartë në qeverinë ekzekutive është i punësuar vetëm një anëtar i këtij etniteti. Sipas regjistrimit të popullsisë sipas gjinisë, në Mal të Zi jetojnë rreth një për qind më shumë gra se burra, që qartazi tregon se përfaqësimi i tyre në pozita udhëheqëse në qeveri është disproporcionale.

Me një qëndrimi të tillë ndaj anëtarëve të grupeve minoritare, por edhe ndaj popullatës femërore, qeveria tregon mungesë kujdesi veçanërisht për ato kategori të cilat duhet të jenë prioritare. Përveç kësaj, nëse ky trend vazhdon edhe në të ardhmen, me siguri do të çojë në rritjen e mosbesimit në institucionet e shtetit.

Mali i Zi me Kushtetutë dhe në thelbin e saj është krijuar si shtet qytetar, dhe ne jemi të vetëdijshëm se numërimi nacional dikujt mund t’i pengojë. Por, me detyrimin e konceptit të shtetit nacional dhe me krijimin e konceptit mbi të drejtat e pakicave, ne jemi obliguar t’i respektojmë ato, ndaj në mënyrë urgjente duhet punuar në këtë aspect, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Malit të të kenë të drejta të barabarta dhe ta ndjejnë Malin e Zi si shtet të tyre, thuhet në kumtesë të Sanja Rashoviq, koordinatore e programit për qeverisje të mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do