Arh. Naser Çobaj: VËREJTJE NË PHU TË ULQINIT

Aspekti ligjore:

Nisur nga nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Rregullimin e Hapsirës dhe Ndërtimin e Objekteve (Fl.Zyrtare e MZ 51/08) të cilët thonë:

Neni 47

– Planin hapsinor të Malit të Zi dhe planin hapsinor të hapsirës me dedikim të veçantë e bjenë Kuvendi i Malit të Zi

-Planin hapsinor detal dhe studimin e lokacionit shtetëror e bjenë Qeveria

– Dokumentet planifikuese lokale i bjenë kuvendi i vetëqeverisjes lokale

Neni 48

Pavarësisht nga dispozitat e nenit 47, paragrafi 3 të këtij ligji, Qeveria mund të miratojë një dokument të planifikimit lokal:

1) në qoftë se qeveria lokale nuk e ka miratuar ose nuk e kryen dokumentin e planit lokal, i cili mund të ketë pasoja të dëmshme për mjedisin dhe vendin, ose do të çojë në dështimin e detyrimeve të përcaktuara me ligj në fushën planifikimit hapsinor apo do të ngadalësojë zhvillimin ekonomik të Malit të Zi

2) Nëse bënë marrëveshje me pushtetin e vetëqeverisjes lokale. (Këtë të drejtë e ka vetëm Kuvendi – sh.a.)

Në rastin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, dokument i planifikimit lokal do të bëhet në mënyrën dhe procedurën e përcaktuar me këtë ligji si për dokumentin e planifikimit shtetëror.”

Qartazi shihet se nuk janë plotësuar normativat ligjore për një ndërhyrje dhe marrja e vendimit Nr. 03-8528, të datës 16 korrik, 2009 nga Qeveria.

Poashtu Vendimi i Qeverisë Nr.03-8528 është në kundërshtim me nenin 31, paragrafi 1, 2 dhe 3, si edhe nenin 45, paragrafin 3, 4 dhe 5 të Ligjit për vetëqeverisje lokale

Qeveria nuk ka arritur ta arsytoj juridikish një vendim të kësaj shkalle, kur dihet se Ligji në të cilin thirret Qeveria është aprovuar një vit para vendimit.

Aspekti planifikuese:

Përpiluesi i planit në Raportin e Vlerësimit Strategjik tregon gjendjen dhe rëndësin e faktorve përbërës që janë bazë e planifikimit, por nuk arrin që në mënyr të qart ta percaktoj trajektoren e zhvillimit, si edhe nuk jep të kuptoj se cilën variant ka aplikuar në përcaktimin e zonave urbane.

Një tjetër munges ështe edhe analiza konkrete e zhvillimit të qytetit në m’varshmëri të rritjes së popullësisë, e cila në 20 vitet e fundit ka pasë rritje vjetore 0.1%, pastaj analiza e gjendjes ekzistuese e kapaciteteve të akomodimit turistike në m’varshmëri me projeksionet për periudhën e ardhëshme 5 vjeçare, si edhe përcaktimi i zonave bujqësore, ekologjike, kulturore, etj.. që bien në kundërshtim me vlerësimet perkatëse në Raportin e Vlerësimit Strategjik.

Në tërësi ky projekt nuk mund të vlerësohet si Plan Hapsinor Urban, i cili cakton kahjen e zhvillimit të Ulqinit duke u nisur nga gjendja ekzistuese dhe parashikimi i qartë i zhvillimit, por paraqet një shkelje të këtij koncepti duke e zavendësuar me planifikimin e zonave të ndërtimit (Land Use Planning), i cili do të çelte një “knatier ndërtimi”, si edhe do të shërbente për legalizimin e “Planeve të Studimit të Lokacionit”, i cili fenomen në Mal të Zi institucionalisht keqinterpretohet për të favorizuar Grupet e Interesit, apo projektet korruptive.

Rekomandim:

Nisur nga mungesa e arsyetimit juridik, si edhe paqartësia e planit të propozuar, ky projekt duhet të kthehet në ripunim.

Dispozitat ligjore dhe programore do të ishin të plotësuara vetëm atëher kur Kuvendi Komunal aprovon Planin Strategjike të Zhvillimit të Komunës. Për përpilimin e kësaj Strategjie, e cila duhet të jetë transparente, si pikënisje mund të shërbej Raporti i Vlerësimit Strategjik, si edhe debatet dhe shqyrtimet publike nga masa e cila duhet ta ketë të qartë se këto diskutime nuk bëhen për “parcelat”, por për tanësinë hapsinore në m’varshmëri nga faktorët multi-diciplinar dhe me një vizion të qartë të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Ekologjik të Komunës së Ulqinit në përputhshmëri me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi (2007) dhe Deklaratën e Zhablakut (1991) për Malin e Zi si shtet ekologjik.

Naser Çobaj – Inxh. i Arkitekturës

Nr. Letërnjohtimit  #611841906

New York

17 Shtator, 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…