Arjona Resulani: A JENA TË GJITHË PËR FAKULTET?

 

Edhe pse Ulqinin e dua shumë dhe nuk do e ndërroja me asnjë vend tjetër në botë, ia urrej disa “tradita” të cilat, për fat të keq, po vazhdojnë të përcillen nga brezi në brez.

Mendoj që cilësohemi si qytet besimtarësh, por shumë pak jetojmë për Zotin.

Frika jone më e madhe është frika nga njerëzit. Para dhe pas cdo veprimi tonë shumë pak mendojmë për Zotin pasi që e gjithë vëmendja jonë është tek ajo se “çfarë do të thotë pazari”.

Nuk them se kemi faj, as ne e as ata para nesh se kështu na kanë mesuar, me këtë frymë na kanë rrit.

Sa persona janë shkatërruar nga këto bindje, me sa mëkate e kemi mbytur veten nga kjo menyrë e të menduarit, sa padrejtësi janë bërë duke tentuar të dalim në drejtë para njerëzve, po kush e di me mire se Zoti a kemi te drejte apo jo…?!

“Nanë, isht marre mas me kry shkoll, nuk të merr kerkush”, ” duhet me ba baj tbukur me ja kalu tanve”, ” tekymunin duhesh mi pas me napolona originall” ( ska lidhje se me kredita e se baben nuk e xen gjumi prej mendimeve), “ke ba kopil, coje n dom se marrja halkut” (ska lidhje se je duke ja shkatrru jeten nji fmije te pa fajshem par edhe vejdit), mobiljet duhena mi pas te shtrimta par mas mu ul kurr ne ta, se jan per miq…” sillu bukur me hanko se dukesh bukur para tjerve”..

E Zoti, ku isht Zoti?

“Kryje ti shkollen, ta kesh dipllomen n’xhep, a dan mu ba hamalli kuj?”.

Në rregull, e kena prej Zotit obligim me msu, par a jena tan per shkoll? A eshte e drejte para Zotit qe dikush qe e ka kry shkollen me miq (e sot ka shume) e qe e ka jeten e sigurumun, me luftu per me ja xan vendin e punes atij qe ka shkelqy ne mesime e qe eshte shkollu nga nje prind pa shkolle per qe me djerse hallall ka luftu qe fmija tije neser te kete nje jete me te mire? Aj me miq shume shpejt e shume lehte bahet mjek, inxhinjer e drejtor e me kete prinderit e tije ndihen krenare. E ketij nga grupi i dyte qe me dhembe ka luftu per tu bere dikushi, me vite ne raft i mbetet diploma se “lum i forti, mjer i ligu”, edhe kete ktu e kam ndi…

Ndoshta nijetin nuk e kena te keq kur veprojme keshtu, por me keto veprime nuk bejme “hajr” por “dam”..

Puna se kena turp me msu zanate dhe me cdo kusht “i kena fut dipllomat ne xhep”, duke mendu se po behemi dikushi, mbetemi askush!

Per kete arsye, kemi shume por “pak” mjeke, kemi shume por “pak” ekonomiste, kemi shume por “pak” profesore”…

Ja pra, kush jane fajtoret se pse Ulqini eshte mbushur me kuzhinjere, kamariere, e puntore fizik nga rajoni, sepse ketu te punosh keto pune eshte “marre” e mos te harrojme se “marrja t’len pa gja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi