Arjona Resulani: FAJTORË JEMI VETË! 

Ne ulqinakët, për të cilët duhen aktivistët e huaj me ardhë me çu zanin e me tentu me na mbrojtë këtë vend, se na jena zotërinj e nuk merrena me p’ralla!
Qëllimi im nuk është që sa herë që shkruaj të kritikoj, por nuk di mënyrë tjetër për t’u munduar me ndryshu diçka për mirë.
Për këto rreshta më kanë inspiru organizimet(panelet e diskutimit,reagimet e shumta përmes rrjeteve sociale e  përmes emisioneve televize)   të përfaqësuesve më të shquar të shoqërisë civile në Mal të Zi si Vanja Qalovia Markoviq, Vuk Vujisiq, Darko Saveljiq, Jovana Janjusheviq, Milosh Vukoviq, Aleksandar Dragiqeviq (përfshirë këtu edhe disa zonja e zotërinj të nderuar nga Ulqini si Xhemal Peroviq, Zenepa Lika dhe Mustafa Canka me bashkëpunëtorë).
Në vend se t’i them faleminderit për kontributin që po japin në mbrojtje të këtij vendi, po i them GJYNAH SE PËR KË PO LODHENI. Ne nuk e meritojmë ULQININ, ne po e tradhëtojmë atë.
Po e tradhëtojmë duke mos marrë pjesë në këto tubime që po i organizojnë në shtëpinë tonë(plazhet e Ulqinit), për të mirë të shpisë sonë. Duke mos i kushtuar vëmendje e duke mos folur reth tyre.
Se në fjalorin tonë të përditshëm nuk mungojnë thëniet si: “Çka fitom na prej k’saj punë” ose “Tan kta punë i bajnë për me përfitu prej projekteve”.
E në anën tjetër “qam” përmes like-ave apo përmes ndonjë komenti në rrjetet sociale se po na marrin “Djedovinën”.
Edhe mu “mishi kokërr më bahet” kur i ndij helikopterat e Allabar-it duke ba gjiro çdo ditë “si n’gja t’vet”,par kur e shoh se sa indeferent jena tham me vejdi “Mir e kena,e din aj ku me ardhë”.
Më vjen keq që me mish e shpirt po mundohen për NE që në vend se të jemi NIKOQIRË të mirë e t’i respektojmë si MIQ,nuk tregojmë aspak respekt e vlera për të cilat deri vonë jemi shquar.
Nuk di ma çka me shtu. Zoti e baftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi