Kur me plot gojë mund të themi që jemi në kulmin e sezonit turistik të këtij viti, me mbi 41 mijë turistë të regjistruar, ka nga ata të cilët në vend se “t’ia bajnë shyqyrin” e të jenë falenderues, vetëm “qajnë” me pretekstin se deri në fund të verës kanë me fitu disa % ma pak se vjet.
Në anën tjetër, po të njejtat persona, haptas apo fshehtas, ankohen që kanë probleme me vende për parkim e mungesë të furnizimit me ujë!?
Vetëm këto dy elementë flasin mjaft rreth faktit që një numër i madh i turistëve edhe sivjet kanë përzgjedhur Ulqinin për të kaluar pushimet e tyre.
Ankesat natyrisht vazhdojnë edhe pas përfundimit të sezonit, sidomos gjatë dimrit kur kemi kohë të lirë e “të qajmë” sa mundemi.
Diku rreth majit “qarohena” paksa e fillojmë të përgaditemi për sezonin e ardhshëm, edhe pse kena dalë të dëshpërumun nga ai i kaluari.
Sepse, “sa isht fryma isht uzdaja” …
N’kët menyrë “i napim vejdit” dhe “njashtu, me borxhe” mundohena “mu çu në kam” për verën e ardhëshme…
Por kam frikë se “kanë me na vra t’mirat”.
Thellë në shpirt të gjithë që ankohena jena të knaqun me atë që na ka falë i madhi Zot, se vetë fakti që jetojmë në Ulqin paraqet bekim në vehte.
Par he, mundohena mu rujt prej “synit” duke “qa me qyrryla”, e duke ba sikur nuk jena të knaqun, por në anën tjetër tanë sa jena mburrena me apartmanet e hotelet që kena ba sa që pritom me hap Facebookun e Instagramin prej njeni tjetrit (mos të flas për Booking), por ndoshta mendom që “syni” nuk na kap përmes Internetit.
Nuk e di, s’jam ma e urtë.
Zot i Gjithëfuqishëm, na ruaj nga syni i keq.