Edhe pse plot dhjetë vite pa prodhim dhe vjelje të kripes në Kriporen e Ulqinit, nuk mund të them se fati nuk është në anën tonë.
Mbase nisur nga fakti që Ullishta edhe sivjet ka qenë më se e frytshme, duke bërë që një pjesë e mirë e familjeve që merren me ullistari ta kenë “krytin rahat” edhe këtë dimer.
Kur jemi tek shtylla kryesore e ekonomisë në këtë qytet të vogël me zemër të madhe , me gojë plot mund të them se “Zoti kurr nuk na harron, e nuk na ka harru as sivjet”.
Edhe krahas ankesave tona “puna synit”, Ulqini është për “MashaAllah “.
Po kalon edhe gjysma e dytë e gushtit me Ulqinin plot turistë, plot jetë e bereqet. Arsye më se e mjaftueshme për të thënë “faleminderit Zot” me bindje të plotë.
E logjikshme që ai që beson në Zot, beson edhe në sy të keq. Se si thote nana jeme “syni është hak”.
Por unë Ulqinin nuk e kam kasavet derisa në mesin tonë ka nga ata që me fanatizem “na mbrojnë” duke u anku nga sabahu e deri në aksham.
Unë tentoj që nga këto ankesa të nxjerri anën pozitive duke i parë këto dukuri si “mbrojtje nga syni i keq” sepse aq të shumta janë këto ankesa sa që arrijnë te të bindin që me të vërtete Ulqini qenka “mu qa ne pecë”.
Thonë që kur je falenderues të mirat vetëm shtohen, e une pikërisht me këtë arsyetim dhe me këtë fjali po e permbylli këtë tekst. Shkurt e shqip duke thënë: Faleminderit Zot për Ulqinin, bekimin tonë!
2 Responses
Mire eshte qe kjo zonj mundohet te shpreh mendimet e veta, ose me mire tenton te thote dicka, ama ne anen tjeter le shume per te deshiruar sa i perket nivelit te mendimeve.
Znj. Resulani, ky tekst nuk i takon sh. XXI. As gjyshat tane nuk kane fole keshtu. Merrni pak me serioz kete pune sepse po influenconi opinionin ne menyre retrograde.
P.S. Keni qene e shkelqyshme me videot e kuzhines por tekstet e ketilla nuk i keni ane te forte.