Muaji maj, i nxehti (xeti) ka fillu. Sezonin turistik e kena shpall zyrtarisht të hapur, e me fol drejtë edhe “kokrrat e para të turistëve” kanë fillu me na ardh.
Me ju thanë të drejtën, kam pak marre nga ajo se çka po gjejnë këtu sivjet …
Po filloj nga rrugët e sakatumuna.
Edhe pse para zgjedhjeve lokale, gjatë ditëve të para të pranverës, Ulqinit në vend se t’i vinte era lule, i ka ardh era asfalt. Rrugët janë “copë e grimë”.
Kujt mi ra ndërmend për det e bukuri të tjera që Ulqinit ia ka falë i madhi Zot, kur për me mbërrit deri ke deti (kah do që ti biesh), këtyre rrugëve duhet të kalosh!?
Vazhdojmë me ndriçimin.
Turistët kur bjen nata (edhe na besa) “tan lezet” nisena drejtë Plazhit të vogël, por çka gjejmë aty?
Merimangën që automobilave me targa të huja i gëzohet si fëmija çokollatave të bajramit, llampat e thyera e jashtë funksionit të ndriçimit publik, e fatmirësisht edhe të vetmin kënd të lojërave për fëmijë (deri diku funksional) në qytet …!?
Kush janë fajtorët për këtë gjendje ?
1. Qeveria?
2. “Të mirat detare”?
3. Komuna?
4. Na (ne), që nuk bajmë za?!
Këtë herë zdu të fajësojë, se na jena mësu me folë e mu ba trima (me fjalë ) me njini tjetrin , por edhe mas me vepru e mas me mbrojt mendimin tonë. Ose si thohet ndryshe “mos mi nejt mrapa fjalëve të veta”.
Këtë herë thjeshtë jam duke ba një pasqyrim të realitetit, e njëkohësisht duke shprehë keqardhje se vetëm ankohena, vetëm “qam” e “sham”, por nuk reagom për t’mirën e qytetit tonë!?
Ta rikujtoj edhe një herë pa asnjë qëllim të keq, se “Morsko dobro-ja” me vetëdije apo pa vetëdije vazhdon të heshtë kur bëhet fjalë për Ulqinin.
Në anën tjetër Komuna ka premtu se deri në fillim të sezonit do të kemi dy kënde të reja për fëmijë, për të cilat ishte pararë buxheti prej 50 mijë eurove. Madje së fundmi kryetari ka paralajmëruar ndërtimin edhe të një këndi më shumë, këtë të fundit e kanë paraparë prapa ndërtesave të Igman-it (përballë Gjimnazi ).
Për rrugë s’po flas se me të vërtetë s’kam ma koment.
Mfajton një foto apo video të fillojë e të qarkullojë nepër mediat e vendeve nga ku kemi turistë potencial që “tanve sa jena” të na “merret ftyra” se si po lejojmë që Ulqini me mbërrit në këtë derexhe (gjendje).
Për fund të këtij teksti, ju lutem mos tentoni ta ktheni këtë tekst në mjet për lojëra politike, e që përmes tijë të kërkoni e evidentoni fajtorë të rinj, se e para fajtore jam unë, jeni ju që po e lexoni këtë tekst e të gjithë të tjerët që në një mënyrë apo tjetër keni t’bëni me Ulqinin.
Tani mjaft kam folë! Hajde të reagojmë bashkë e të mundohemi ta gjejmë derën e duhur ku të trokasim për të mirën e Ulqinit tonë.