Këto ditë vijojnë hulumtimet intensive në Kalanë e Shasit, në kuadër të projektit “Rrugët e kontinentit”, të cilin e realizon Ministria e kulturës.
Sipas fjalëve të arkeologut Predrag Lutovac, deri tani është hulumtuar vetëm 0,01 për qind e këtij lokalitet.
Kjo është shumë pak. Vetëm pjesa e sipërme e qytetit ka dimensione prej 260×50 metër. Kemi zonën e periferisë së qytetit, kah Liqeni, me madhësi rreth 24 hektar”, tha ai për “Pobjeda”.
Nga Ministria kanë thënë se në Shas do të punohet në mënyrë të vazhdueshme, e po ashtu planifikohet të bëhet edhe parku arkeologjik.