Me moton “Të ruajmë arkivat”, në Mal të Zi sot filloi dhe do të zgjasë deri të premten manifestimi tradicional “Java e arkivit”.
Në Sallën e Bashkësisë Lokale në Ostros, më 29.05.2019, me fillim në ora 12 do të hapet ekspozita fotodokumentare “Zyra Doganore e Rendit II Tivar – dokumentacioni për Lejekalimet dypronësore nga viti 1928 – pjesa e II”.
Kjo ekspozitë është projekt në kuadër të manifestimit tradicional “Java e arkivit”, të cilin e organizoi Arkivi Shtetëror i Malit të Zi, Dega e Arkivit Ulqin.
Autori i ekspozitës dhe katalogut i cili u përgatit është Lilana Bullatoviq, gjersa bashkëpunëtorë janë Snezhana Nishaviq, Adem Mehmeti dhe Xhenana Axhemoviq.
Dokumentet dhe fotografitë rrjedhin nga viti 1928 dhe i takojnë Fondit Arkivor Zyra Doganore e Rendit të II Tivar, i cili ruhet në Arkivin Shtetëror në Cetinë.