Policia në Podgoricë arrestoi priftin S.S. (38) shtetasin e Bosnjes dhe Hercegovines, me banim të përkohshëm në Ulqin, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të shkeljes së rregullave shëndetësore për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme infektive.
Policia në vendin Berisllavci kontrolloi S.S. i cili drejtoi automjetin e tipit “Toyota” kur u vërtetua se ka shkelur masën e përkohshme të ndalimit të komunikacionit ndërqytetor kur udhëtoi nga Ulqini në Podgoricë.
Me urdhër të prokurorit shtetëror të Prokurorisë Themelore Shtetërore në Podgoricë ai u arrestua për shkak të veprës së përmendur penale.