Pak mbas orës 21, Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit është njoftuar se po digjet një shtëpizë në Bunë, në anën e Adës.
Meqenëse bëhet fjalë për objekte që digjen lehtë në këtë lokalitet janë dërguar tre makina zjarrfikësish me tetë zjarrfikës.
Zjarri është lokalizuar në ora 21 e 25 minuta dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në objekte tjera. U shkatërruan vetëm dërrasat në tarracën e një shtëpize.
Shkak i zjarrit, sipas mendimit të zjarrfikësve, është instalimi elektrik.