Në territorin e komunës së Ulqinit rreth 400 fëmijë shkojnë në foshnjore. Numri më i madh është në Institucionin publik parashkollor “Solidariteti”, në të cilën në këtë vit shkollor janë regjistruar 334 fëmijë.
Numri mesatar i fëmijëve për grup edukues është 23, gjë që është për një të pestën më pak se në nivel shteti.
Në mbledhjen e mbajtur pak kohë më parë ku morën pjesë kryetari i komunës Fatmir Gjeka dhe u.d. i ministrit të kulturës dr Sanja Vllahoviq është arritur përfundimi që duhet të shpejtohen aktivitetet rreth fillimit të realizimit të foshnjores në Fushë të Ulqinit.