“ART CLUB”: BOTIMET TONA NË PANAIRIN MBARËKOMBËTAR TË LIBRIT NË PRISHTINË

Më 24-26 prill 2023, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) është mbajtur edicioni i dytë i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, ku kanë marrë pjesë 15 institucione kërkimore-shkencore dhe institucione të arsimit të lartë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. I vetmi pjesëmarrës nga Mali i Zi ka qenë Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, që ka paraqitur në këtë panair disa nga botimet e veta me karakter shkencor të viteve të fundit.

Panairi është organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit – Tiranë dhe përkon me ditët kur festohet edhe Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor është një nismë që ka filluar vitin e kaluar me rastin e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ka për qëllim të bëjë të njohura arritjet më cilësore të botimeve akademike, shkencore dhe universitare në botën shqiptare.

Gjatë tri ditëve të Panairit, në mjediset e ASHAK-ut janë përuruar një numër i botimeve të reja shkencore të institucioneve pjesëmarrëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi