Art Club: BOTOHET NË GJUHËN MALAZEZE ROMANI “DASHURI TE PALMA” I ASLLAN BISHËS

Romani “Dashuri te Palma” i shkrimtarit Asllan Bisha është përkthyer së fundmi në gjuhën malazeze, me titullin “Sudbina kod Palme”. Libri është përkthyer nga Gani Karamanaga, ndërsa është redaktuar gjuhësisht nga mr. Milun Lutovac.

Ai bazohet në një histori reale, në lidhjen e dashurisë ndërmjet Verit dhe Anës. Dashuria e tyre është e sinqertë dhe mund çdo gjë, përkundër se ata janë me përkatësi kombëtare të ndryshme – njëri shqiptar e tjetra serbe. Veri kthehet në vendlindje nga SHBA-ja, ku kishte emigruar dhe krijuar familje. Mjeku i kishte sugjeruar që vetëm vendlindja është shërim për sëmundjen e tij. Në vendlindje (Ulqin) takon shokët e dikurshëm dhe njihet me kamerieren Ana. Dashuria e tij e re dhe shokët janë e vetmja gjë që e bën të lumtur. Por realiteti që gjen në vendlindje nuk ishte ai që kishte lënë. Turizmi dhe jeta i kishin tjetërsuar njerëzit, saqë i kishin zhveshur nga vlerat morale. Romani përfundon me një fund tragjik. Veri vdes sapo kthehet në SHBA, ku shkon për t’i kumtuar vendimin bashkëshortes Barbarës dhe familjes së tij, duke mos e kurorëzuar lidhjen e re dashurore me Anën. Ngjarjet e romanit zhvillohen në Ulqin dhe në SHBA, në një hark kohor prej 30 vitesh. Në të mbizotëron dialogu midis personazheve të romanit.

Redaktor i librit është poeti dhe profesori i ndjerë Basri Çapriqi, recensent dr. Haxhi Shabani, ballinën e ka punuar Merxhan Lamoja, kurse redaktor teknik është Gazmend Çitaku.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Asllan Bisha është autor i rreth njëzet librave në prozë, për fëmijë dhe të rritur. Përpos romanit “Dashuri te Palma” (Sudbina kod Palme) në gjuhën malazeze është përkthyer edhe romani “Nusja e detarit” (Žena pomorca). Ai po ashtu është i përfshirë në përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“ dhe antologjinë “Putnici na putu”.

Ulqin, më 19. 08. 2021                                                                     SHAI “Art Club”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Klan Kosova: MYSAFIR MUNIB ABAZI – SI E KALOI ULQINI SEZONIN VEROR

Abazoviq: FILLON KTHIMI I PRONAVE QYTETARËVE TË ULQINIT NË VALDANOS

TV Ul-info: GJELOSH GJOKAJ – “BABAI” I GRAFIKËS MODERNE

Themelohet Klaster i Bujqëve të Malit të Zi: SKENDER KALEZIQI ZGJIDHET NËNKRYETAR
Themelohet Klaster i Bujqëve të Malit të Zi: SKENDER KALEZIQI ZGJIDHET NËNKRYETAR

Në Dhomën e Tregtisë së Malit të Zi u mbajt Kuvendi Themelues i Klasterit të Prodhuesve Bujqësor nga Mali i Zi. Në Kuvendin themelues morën pjesë përfaqësuesit nga të gjitha komunat e Malit të Zi, ndërsa

Të dielën në Katërkollë: MBRËMJE PËRKUJTIMORE KUSHTUAR DRITAN KURTIT
Të dielën në Katërkollë: MBRËMJE PËRKUJTIMORE KUSHTUAR DRITAN KURTIT

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së kryetarit të saj Dritan Kurti, Shoqata “Ora” do të organizojë mbrëmjen përkujtimore “Një vit pa Dritanin”. Në kuadër të mbrëmjes përkujtimore do të shfaqet filmi dokumentar

Bajraktari: VALDANOSI IU KTHYE QYTETARËVE, DUHET EDHE ULQININ!
Bajraktari: VALDANOSI IU KTHYE QYTETARËVE, DUHET EDHE ULQININ!

“Me kënaqësi dhe lumturi hyj në Valdanos”, deklaroi kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari. Ai tha që padrejtësia shumëdekadëshe më në fund po përmirësohet. “Si

BIRN: KRIPORJA ËSHTË ENDE NJË THESAR I ULQINIT
BIRN: KRIPORJA ËSHTË ENDE NJË THESAR I ULQINIT

I rrethuar nga fabrika dhe magazina të braktisura, gazetari i Ulqinit Mustafa Canka diskuton për zogjtë me një çift të moshuar gjerman në kriporet dikur të famshme të këtij qyteti bregdetar malazez. Me

Komuna e Ulqinit: TË DIELËN NË RANË FUSHATA “ULtra Green”
Komuna e Ulqinit: TË DIELËN NË RANË FUSHATA “ULtra Green”

Në kuadër të fushatës ULtra Green, të dielën, më 24 tetor 2021, në periudhën nga ora 11:00-15:00, në Ranë do të organizohet prezantimi i aktivitetet dhe shpërndarja e broshurave. Në orën 13:00, gazetarëve