Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 3-5 gusht 2024 edicionin e 32-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.
Mbrëmja e parë do t’i kushtohet shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar, Ismail Kadare, i ndarë nga jeta para pak kohësh, ndërsa dy mbrëmjet e tjera autoriale studiuesit të letërsisë Ali Aliu (Akademik) dhe shkrimtarit Sadik Bejko.
Kalimera Poetike është manifestimi letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe një nga më të rëndësishmit e këtij lloji në hapësirën shqiptare nëse kemi parasysh emrat e shkrimtarëve mysafirë të këtij manifestimi përgjatë viteve. Si e tillë, ajo vazhdon të promovojë vlerat më të mira letrare që krijohen gjithandej në botën shqiptare, vendet e rajonit dhe më gjerë. Rrugëtimi i deritashëm i Kalimerës Poetike nuk ka qenë i lehtë, por tashmë që ka hyrë në dekadën e katërt, tradita e mirë është mbështetëse e fuqishme për të ardhmen e këtij manifestimi.
Edhe edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit (Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Muzeun Etnografik në Draginë), duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti.
Programi
E SHTUNË, 3 gusht 2024
(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21:00)
Hapja e manifestimit
Fjala përshëndetëse
Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”
Mbrëmje letrare
kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare
Flasin për krijimtarinë e autorit
Bujar Hudhri, botues
Mehmet Kraja, shkrimtar
Sadik Bejko, shkrimtar
Lexon vargje:
Laert Vasili, aktor
Moderator:
Haxhi Shabani
E DIEL, 4 gusht 2024
(Libraria “Ulqini”, ora 21:00)
Mbrëmje autoriale
me studiuesin e letërsisë Ali Aliu
Flet për krijimtarinë e autorit
Mehmet Kraja, shkrimtar
Moderatore:
Sabina Osmanoviq
E HËNË, 5 gusht 2024
(Muzeu Etnografik – Draginë, ora 21:00)
Mbrëmje autoriale
me shkrimtarin Sadik Bejko
Flet për krijimtarinë e autorit
Ali Aliu, studiues i letërsisë
Moderator:
Argëzon Sulejmani
Mbyllja e manifestimit