Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 11-13 shtator 2025 edicionin e 33-të të manifestimit Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.
Në programin e edicionit të sivjetshëm është mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi, kryetarit të parë të “Art Club”-it dhe njërit prej themeluesve të “Kalimerës Poetike”, i ndarë nga jeta në muajin mars të këtij viti, si dhe dy mbrëmje autoriale që do t’u kushtohen shkrimtarëve Besnik Mustafaj dhe Ilire Zajmi.
Në kuadër të këtij edicioni do të hapet edhe ekspozita/instalacioni “Ofshamë” (Shpella e lakuriqeve) i Zake Prelvukajt, profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe fituese e Çmimit Tradicional të “Art Club”-it vitin e kaluar.
“Kalimera Poetike” është imazhi letrar i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Malin e Zi. Me traditën dhe trashëgiminë e vet, ajo zë një vend nderi në hartën e festivaleve letrare që organizohen në hapësirën shqiptare dhe në vetë Malin e Zi.
Edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit – Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Muzeun Etnografik në Draginë, duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti.
Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2025
Edicioni i 33-të
ART FESTIVAL
11-13 shtator 2025
Programi
E ENJTE, 11 shtator 2025
(Sheshi para Muzeut në Kalanë e Ulqinit,
ora 17:00)
Ekspozitë/instalacion
“OFSHAMË” (Shpella e lakuriqeve)
Zake Prelvukaj
(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 20:00)
Hapja e manifestimit
Fjala e hapjes
Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”
Mbrëmje letrare
kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi
Flasin për krijimtarinë e autorit
Qazim Muja, përkthyes dhe kritik letrar
Xhahid Bushati, shkrimtar
Lexon vargje:
Simon Shkreli, aktor
Moderatore:
Vediha Gjoni
E PREMTE, 12 shtator 2025
(Libraria “Ulqini”, ora 20:00)
Mbrëmje autoriale
me shkrimtarin Besnik Mustafaj
Flasin për krijimtarinë e autorit
Arta Marku – Qëndro, kritike e letërsisë
Bujar Hudhri, botues
Moderatore:
Sabina Osmanoviq
E SHTUNË, 13 shtator 2025
(Muzeu Etnografik – Draginë, ora 20:00)
Mbrëmje autoriale
me shkrimtaren Ilire Zajmi
Flet për krijimtarinë e autores
Dije Demiri – Frangu, studiuese e letërsisë
Moderatore:
Flutur Mustafa – Pllana
Mbyllja e manifestimit
Shoqërojnë me muzikë: Anton Kaftalli (violinë) dhe Ares Fani (kitarë)








