Art Club: LIBRI I RI I NAIL DRAGËS

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Intelektuali dhe paragjykimet” të autorit Nail Draga.Nail Draga BallinaLibri është përmbledhje e artikujve, kumtesave dhe recensioneve, të cilat trajtojnë çështje të ndryshme nga dimensioni shoqëror, politik dhe kulturor që janë preokupuese për autorin. Një pjesë e tyre janë paraqitur në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe janë botuar në mediat e ndryshme shqiptare në periudhën kohore 2004-2012.

Çështje parësore në trajtesat e autorit përbëjnë roli i intelektualit në shoqërinë demokratike dhe totalitare, pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të posaçëm në problemet e ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe çështje të tjera aktuale në Mal të Zi dhe rajon.

Redaktor i librit është Ali Salaj, recensentë Mentor Quku dhe Gjekë Gjonaj, lektor Ismet Kallaba dhe redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë dhe është shtypur në Entin Botues “Gjergj Fishta” në Lezhë. Botimin e tij e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Dr. Nail Draga ka botuar më parë librat “Shqiptarët në Mal të Zi”, “Albanci u Crnoj Gori”, “Gjurmë gjeografike”, “Komente dhe opinione”, “Shpalime gjeografike”, “Meditime për identitetin” dhe “Kultura dhe shoqëria civile”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 100 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë rajoni”, tha të mërkurën në prezantimin e programit të eventit “Sweet

Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS
Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS

Shoqata “Kraja”, e cila vepron në SHBA dhe ka filialin e saj në vendlindje, ka realizuar projektin e fundit – furrën e bukës në Ostros, transmeton Barinfo. Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke,

Teatri Teuta: TË SHTUNËN “SY N’SY“ ME BASHKIMIN
Teatri Teuta: TË SHTUNËN “SY N’SY“ ME BASHKIMIN

Stand up komedia të „Teatrit Teuta“, SY N’SY me aktorin Bashkim Alaj, do të shfaqet të shtunën, me 10 dhjetor, në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë. Të ftuarit e Bashkimit do të jenë kryetarët