Art Club: “Nusja e detarit” e Asllan Bishës vjen në gjuhën malazeze

Asllan BishaPërmbledhja me tregime „Nusja e detarit“ e shkrimtarit Asllan Bisha, që si temë kanë detin, Kalanë e Ulqinit etj. është publikuar këto ditë në gjuhën malazeze në botim të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“. Për librin „Nusja e detarit“, i cili është botuar në vitin 1994 e më pas ribotuar në vitin 2000 nga Shtëpia Botuese „Toena“ në Tiranë, autori ka fituar Çmimin e „Art Club“-it. Për dallim nga botimi në gjuhën shqipe, në botimin në gjuhën malazeze janë botuar tre tregime të reja.

Libri është përkthyer dhe përgatitur nga gazetarja Suzana Mujiq. Redaktor i librit është dr. Basri Çapriqi, recensent mr. Haxhi Shabani, lektor Zuvdija Hoxhiq, ballina është punuar nga Adrian Avdiu, ndërsa redaktor teknik është Gazmend Çitaku.

Libri është shtypur në Shtypshkronjën „Fiorentia“ në Shkodër, ndërsa botimin e tij e ka mbështetur Ministria e Kulturës.

“Žena pomorca“ është libri i 15-të i shkrimtarit Asllan Bisha, i cili shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është mbledhës folklori, autor punimesh nga ihtologjia (peshkimi) dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” dhe përmbledhjen “Pet Albanskih književnika u Crnoj Gori“. Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani mbi 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…