Art Club: Prezantim në Panairin e Librit në Podgoricë

 

Panairi i libritShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të prezantojë botimet e saj në edicionin e 11-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë, i cili fillon sot. Botimet e “Art Club”-it do të jenë të ekspozuara në stendën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Panairi i Librit në Podgoricë, i cili sivjet zhvillohet me moton “Mali i Zi lexon”, do të mbahet në mjediset e Qendrës “Delta City” nga data 9-15 maj.

SHAI “Art Club” është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Në kuadër të veprimtarisë së saj botuese, kjo shoqatë ka botuar deri tani rreth 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi