Profesori i kulturës muzikore, publicisti dhe filantropi Jusuf – Cufo Lika është fitues i Çmimit Vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e kulturës në këtë trevë.
Likës u nda ky çmim të martën në solemnitetin i cili u organizua në hotelin “Plaza” në Ranë.
Ai, përveç tjerash, është themelues i Shkollës Fillore të Muzikës dhe Baletit në Ulqinit dhe Fondacionit Lika.
Pjesëmarrësit e këtij tubimi mund të shihnin edhe filmin dokumentar për veprimtarinë 30-vjeçare të “Art Club-it”, të cilin e punoi gazetari dhe kritiku i filmit Ali Salaj.