Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë mbrëmje autoriale me poeten Ledia Dushi, në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.
Mbrëmja autoriale do të mbahet të shtunën, më 26 mars 2022, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.
Përndryshe, Ledia Dushi është poete, përkthyese dhe studiuese. Që në fillim të viteve 90 nisi të shkruajë poezi, duke spikatur me talentin e saj. Vëllimi i fundit poetik, “Nji fije t’thelle gjaku”, është shpallur si libri më i mirë i vitit 2019 në kategorinë e poezisë nga platforma Leximtari dhe Bukinist.al.