Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” autorit Ismail Doda.

Në emër të organizatorëve kanë përshëndetur kryetari i Bashkësisë Lokale – Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse për librin kanë folur Qazim Muja dhe Faik Nika. Të gjithë kanë vlerësuar punën e jashtëzakonshme të autorit për vjeljen e thesarit popullor në trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi të sotëm. Sipas folësve, këngët popullore që autori i ka mbledhur me aq kujdes, tregojnë për vazhdimësinë historike të shtresimeve, gërshetimeve dhe ndërthurje vetëndryshmekrijuese e shpirtërore shqiptarëve Malin e Zi veçanti, dhe popullit tonë përgjithësi, të cilat rezultojnë si pasuri e jashtëzakonshme kulturore, materiale dhe shpirtërore, që do mbeten trashëgimi brilante e brezave.

Në fjalën e tij, Dr. Ismail Doda, ka falënderuar 72 këngëtarët prej të cilëve i ka mbledhur këngët popullore (baladat), si dhe ata që e kanë mbështetur e ndihmuar në përgatitjen dhe botimin e librit.

Libri “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në muajin prill të këtij viti. Ai paraqet kurorëzimin e punës prej disa dhjetëra vitesh të Ismail Dodës dhe është cilësuar nga studiuesit dhe kritika si vepër jetësore e autorit. Ndërkohë është paralajmëruar se autori po punon për vëllimin e dytë, që përfshin studimin e baladave popullore, i cili pritet të jetë shpejt në duart e lexuesit.

​​​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja

Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL
Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin
Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një

Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA
Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA

Mot me diell pritet në jug të Adriatikut në ditët në vijim deri të dielën, njoftojnë meteorologët. Të hënën temperatura e mëngjesit do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës rreth shtatë gradë Celsius. Siç