Arti muzikor: Arritjet e nxënësës Rona Kurti në garat ndërkombëtare “Guarneri Fest”

Rona Kurti nxenese e klases se V se Shkolles per arsimimin fillor te muzikes dhe baletit ne Ulqin, ne klasen e MSc Aksa Nimanbegut, arriti te kualifikohet ne grand finalen e Festivalit nderkombetar “Guarneri Fest”.

Festivali nderkombetar “Guarneri Fest” u mbajt per here te pare kete vit ne Kotor te Malit te Zi, ku morren pjese mbi 100 garues nga Mali i Zi. Pervec se ne Mal te Zi u realizua edhe ne Bosnje dhe Hercegovine si dhe ne Serbi. Fituesit e kategorive nga keto tre shtete u kualifikuan ne super finale, ku te gjithe paten mundesi te jene solista ne percjellje te orkestrit te harqeve te festivalit. Rona Kurti u shpall fituese e kategorise se saj ne Kotor, me 99/100 pike, ku fitoi ftesen per pjesmarrje ne grand finale me 20 kualifikantet e tjere nga keto 3 shtete.

Kjo eshte nje arritje shume e madhe per Ronen, ku vetem me 10 vjec arriti te marr pjese si soliste ne percjellje te orkestrit te harqeve te festivalit ne Kur-sallon, Banja Koviljaça, ne Serbi. Siç e pershkruan edhe vete Rona “momentet e para ne scene bashke me orkestrin, ishin thjesht magjike. Nga kjo eksperience kam mesuar shume dhe jam shume mirenjohese profesoreshes sime Akses per punen e palodhshme si dhe prinderve te mi per mbeshtetjen. Ishte kenaqesi qe te perfaqesoj shkollen dhe vendin tone ne nje festival kaq te rendesishem. Sigurisht, nje experience qe do e mbaj mend gjithmone“.

Rona deri tani ka marr pjese ne shume gara dhe festivale republikane si dhe nderkombetare (Mali i Zi, Serbi, Shqiperi, Kroaci, Maqedoni …) ku u shpall me cmime te ndryshme..

Cmimi absolut 100 pike – Festivali “Polyhimnia” – Maqedoni

Cmimi absolut 100 pike – Festivali i te rinjve te Malit te Zi  -Mali i Zi

Cmimi i pare 99 pike, Guarneri  Fest  – Mali i Zi

Cmimi i pare 98 pike, Garat nderkombetare ne Zagreb – Kroaci

Cmimi i pare 90 pike, Garat nderkombetare “Mozart” ne Serbi

Cmimi i trete 89 pike, “Tirana Talent” ne Shqiperi

Cmimi i trete 89 pike, Festivali “Pjeter Gaci” ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi