Në kopshtin për fëmijë “Arushi Pu” në Ulqin të shtunën do të qëndrojë Dr. Ranko Rajoviq, autori i NTC sistemit të mësimit dhe kryetari i Komitetit botëror të MENSES për fëmijët e talentuar.
Ai do të mbajë ligjëratë për zhvillimin mental të fëmijëve, por edhe për gabimet më të shpeshta të cilët prindërit i bëjnë pavetëdije, e të cilët ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës tek fëmijët.