Kopshti për fëmijë “Arushi Pu” nga Ulqini morri pjesë në manifestimin për fëmijë “Me këngë deri në yje”(Pjesmom do zvijezda) i cili këtë të shtunë u mbajt në Tivar.
Ky eveniment, i 16 me radhë i organizuar nga kopshti “Svetionik” nga Tivari, shënon Ditën e Komunës së Tivarit, Ditën botërore të fëmijës dhe ditën e këtij kopshti.
Kopshti “Arushi Pu” merr pjesë për të tetën herë në këtë manifestim. “Ne çdo herë i gëzohemi pjesëmarrjes. Është një shoqëri e bukur me fëmijët e kopshteve tjera nga tërë qytetet e Malit të Zi dhe mundësi e mirë të prezantojmë vendin tonë në një shfaqje kaq të bukur”, thanë nga ky institucion.