As këtë vit s’ka grumbullim të kripës: SHPRESOJMË SE KY ËSHTË VITI I FUNDIT

Për dekada me radhë ishte praktikë që në gusht të fillojë grumbullimi i kristaleve të kripës. Nëse sezoni ishte i bereqetshëm, kënaqësia ishte e plotë për të gjithë punonjësit e kripës dhe tërë Ulqini.

Mirëpo, prej vitit 2013 nuk është më ashtu. Grumbullim nuk ka, infrastruktura në Kripore është shkatërruar, punëtorët janë përzënë, e skenarët që ky gjigant, i cili së bashku me “Rivierën e Ulqinit” ndërtoi Ulqinin modern, të likuidohet krejtësisht, nuk u realizuan.Solana 1939.

Dështuan, qartësisht, të gjithë ato që kishin skenarë të errët.

Ne shpresojmë se ky do të jetë viti i fundit pa grumbullim të kristaleve të kripës. Të paktën le të jetë si në vitin 1939, siç ishte në këtë fotografi të bukur prej para 82 vitesh, kur puna është bërë me dorë, nën diellin e nxehtë, mirëpo me shumë dashuri.

Sepse, kripa për Ulqinin është vet jeta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi