Para saktësisht tre muajsh, u mbajtën zgjedhjet lokale në Komunë të Ulqinit, por pushteti nuk është formuar akoma. U formua vetëm parlamenti lokal, u zgjodh kryetari Ilir Çapuni nga Forca, por jo edhe kryetari i Komunës.
Nga PDS-ja, të cilës do ti takojë vendi i kryetarit të Komunës, deklaruan që ai do të zgjidhet së shpejti, jo më vonë se në mesin e këtij muaji.
Ndoshta dinamika pak më e qartë rreth formimit të pushtetit do të dakordohet sonte, në mbledhjen e funksionarëve të lartë të koalicionit qeverisës.