Nga Alternativa shqiptare është njoftuar se deputeti i kësaj parti Nik Gjeloshaj dje në Tuz ka biseduar me zëvendës ambasadorin e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Mal të Zi Biks Aliun (Bix Aliu).
Siç thuhet, gjatë bisedimeve diplomati amerikan veçanërisht është njoftuar me situatën aktuale politike në Ulqin.
Përndryshe, Aliu është me prejardhje Shqiptar, ndërsa Gjeloshaj në faqen e tij të FB e falënderoi duke theksuar se prezanton “shtetin më mik të Shqiptarët në Botë”.